Telegrafi

I mbijetuari i tragjedisë: Me vullnetin e Zotit do kthehem të luaj përsëri me fanellën e Chapecoenses

Mbrojtësi i Chapecoenses, Neto ka vendosur objektivat e tij të luajë për klubin përsëri, pasi u lirua nga spitali të enjten.

31-vjeçari ishte njëri nga vetëm gjashtë të mbijetuarit nga aksidenti ajror që vrau 71 persona në rrugën e saj për Medellin për ndeshjen e parë finale të Copa Sudamericana në nëntor.

Pasi u largua nga spitali, braziliani tha se ai donte që përfundimisht të shfaqet përsëri për Chapecoense edhe shumë herë të tjera.

Lexo po ashtu Të gjithë për Chapecoensen: Ekipi i Neymarit fiton me rezultat 13-9 ndaj atij të Robinhos, poker nga ylli i Barçës (Foto/Video)

“Kam ardhur këtu, sepse unë duhet të falënderoj ata që luftuan me mua. Është e pamundur të mos foli për ata që kanë mbetur”, i ka thënë Neto gazetarëve.

“Kam humbur shumë miq, unë mendoj vetëm gjëra të mira nga ky grup. Ju faleminderit të gjithëve për gjithçka që keni bërë për mua”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollisti i mbijetuar i Chapecoenses: Vetëm Perëndia mund ta shpjegojë si kam mbijetuar (Foto)

“Besoj se së shpejti, unë do të jem në gjendje për të luajtur. Me vullnetin e Zotit, do të kthehem dhe të zbresë në fushën Conda Arena me fanellën e Chapecoense”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/