Telegrafi

I mbijetuari i tragjedisë së Chapecoeneses, rikthehet në fushë kundër Barcelonës

Një lajm tejet i mirë ka ardhur sot nga Brazili. Skuadra e Chapecoeneses ka konfirmuar rikthimin e lojtarit Alan Ruschel, i mbijetuari në tragjedinë e klubit.

Sipas klubit brazilian, Ruschel do të rikthehet në fushën e blertë në një prej stadiumeve më të mëdha në botë, “Camp Nou”, në miqësoren kundër Barcelonës që zhvillohet me 7 gusht.

“Pas një vendimi të përbashkët me Bordin e Klubit dhe Departamentin e Futbollit, kthimi zyrtar i Alan Ruschel do të bëhet me 7 gusht kundër Barcelonës në Camp Nou”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Vlen të rikujtohet se aeroplani që po dërgonte ekipin e Chapecoeneses në ndeshjen finale të Copa Sudamericana u rrëzua duke lënë të vdekur një numër të madh anëtarësh të skuadrës, transmeton indeksonline.

Ndërsa kësaj tragjedie të madhe për futbollin i shpëtoi Alan Ruschel së bashku me Neton dhe Follmannin.