Site icon Telegrafi

I mbijetuan aksidentit të tmerrshëm, meksikanet e mbuluara në gjak gjejnë kohë të bëjnë “selfie” – pamjet bëhen virale

Dy viktimat e një aksidenti të trafikut në Meksikë, habitën kalimtarët e rastit kur pavarësisht se ishin të mbuluara në gjak pasi kishte dalë nga ajo çfarë kishte mbetur nga vetura – vendosën të bëjnë një selfie pak metra nga vetura e rrokullisur.

Fotografitë pas aksidentit në Cuernavaca Lomas del Mirador, shfaq dy vajza që gjendeshin brenda veturës të mbuluara në gjak dhe më lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse mezi arrinin të qëndronin këmbë, ato gjetën forcë që të marrin telefonin dhe të shkrepin një fotografi – duke pozuar para veturës së aksidentuar.

E kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes për të larguar veturën e aksidentuar, dyshja sërish kishin probleme të qëndrojnë në këmbët e tyre .

Autoritetet meksikane kanë njoftuar se janë duke hetuar rastin, dhe të përcaktojnë shkakun që çoi te ky aksident në qendër të qytetit.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale, kurse dyshja janë kritikuar për veprimin – pra forcën që e kishin gjetur për të bërë selfie, duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version