Site icon Telegrafi

Mbijetojnë Drenica dhe Feronikeli, Trepça ’89 shkon në barazh

Trepça ’89 dhe Drenica ia kanë arritur qëllimit të tyre, ai që të mbijetojnë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica fitoi 2-1 ndaj asaj të Skenderajt, duke bërë që të dy skuadrat të mbijetonin në elitën e futbollit kosovar.

Të tre golat u shënuan në 45 minutat e dytë, derisa Drenica shënoi dy herë në minutën e 48-të dhe 52-të.

Drenica u kundërpërgjigj në minutën e 69-të, mirëpo fitorja për ta nuk ishte edhe e nevojshme.

Në anën tjetër, Feronikeli ka arritur të marrë barazimin 1-1 ndaj Llapit duke bërë që Trepça ’89 të shkonte në barazh.

Ishte minuta e 63-të, kur Kastriot Selmani shënoi për 1-0, por në sekondat e fundit të takimit Nikli i barazoi shifrat në 1-1.

Pas javës së 36-të, Llapi gjendet në pozitën e pestë me 45 pikë, Feronikeli me 42 po aq sa kanë edhe Drenica me Trepçë ’89. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version