Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat në Antakiya të Turqisë, foshnjën që kishte mbetur e ngujuar për tri ditë.
Helen është gjetur e gjallë tri orë pasi ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura Mehmetin 10-vjeç, transmeton Telegrafi.
72 orë e para pas tërmetit konsiderohen kritike për gjetjen e të mbijetuarve.
E përqindja mesatare për të mbijetuarit pas 24 orëve të para bie në 74 për qind, kurse në 22 pas tri ditëve.
Ditën e pestë kjo përqindje bie në vetëm 6 për qind raporton Sky News.
Kujtojmë që në tërmetin që goditi javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 20 mijë. /Telegrafi/
68 SAAT SONRA KURTARILAN BEBEK
Baby rescued after 68 hours in Türkiye
İBB ekipleri, 68 saat sonra enkaz altından çıkardıkları Helen bebeğin görüntüleri yayınlandı.–#Melbourne #Sydney #Turkishnews #dunyagazetesiau#türkiyeyalnızdeğilsin #türkiyedeprem#TurkeyEarthquake pic.twitter.com/lRTvjd2uzx
— Mustafa YILMAZ (@MylmzAustralia) February 8, 2023