Telegrafi

I mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, tani edhe coronavirusit – momenti kur 99 vjeçari del nga spitali, mes muzikës dhe duartrokitjeve

Një veteran 99-vjeçar i cili i kishte shpëtuar edhe Luftës së Dytë Botërore në Brazil u lirua nga spitali me “nderime ushtarake” të martën pasi u shërua nga COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ermando Armelino Piveta, i cili shërbeu në artilerinë braziliane në Afrikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, doli nga Spitali i Forcave të Armatosura në Brasilia, përmes muzikës dhe duartrokitjeve.

I veshur me një kapelë të gjelbër nga ushtria, ai ngriti krahët në ajër ndërsa ai u largua nga spitali pas tetë ditësh si pacient.

“Ai fitoi një betejë tjetër, këtë herë kundër coronavirusit të ri…”, tha ushtria në një deklaratë.

Piveta shërbeu në regjimentin e katërt të artilerisë së ushtrisë, i cili stërviti në Dakar në vitin 1942, menjëherë pasi Brazili hyri në luftë nga ana e Aleatëve, tha ushtria.

Ai më pas u kthye në Brazil me regjimentin e tij për të mbrojtur vendin nga një pushtim që kurrë nuk u bë.

Ndryshe, Brazili është vendi më i goditur në Amerikën Latine nga pandemia e coronavirusit, me 1.532 vdekje deri më tani. /Telegrafi/