Telegrafi

Mbijetesa dhe mesi i tabelës: Drenica – Gjilani, formacionet zyrtare

Drenica dhe Gjilani i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00 do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Drenica është aktualisht në vendin e nëntë me 23 pikë dhe do të kërkojë që të largohet nga zona që dërgon në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 31 sosh dhe qëllimi është që të mbetet në mesin e tabelës.

Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Mustafa, Ramadani, Elshani, Dumani, Bejta, Frasheri, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Dallku, Veliu, Kastrati, Rapa, Cyrbja, Hila, Dautaj, Musolli, Kelmendi, Nikac. /Telegrafi/