Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ajo ka ndarë me fansat e saj në Instagram një ngjarje aspak të këndshme e cila i ka ndodhur së fundmi.
Këngëtarja ishte bërë gati të udhëtoj drejt Stambollit, por për shkak të vonesës ka humbur plot tre herë biletën e aeroplanit.
E mërzitur për këtë fakt, Adelina ka publikuar një fotografi të biletave në InstaStory, në të cilat çuditërisht mbiemri i saj figuron pak më ndryshe nga ai që ne e shohim në çdo paraqitje, klip apo intervistë.
Të gjithë e kanë ditur që mbiemri i saj është Tahiri, mirëpo në fakt e vërteta është se atij i mungon një “h”, pasi mbiemri i vërtet i këngëtares duket të jetë Tairi.
Megjithatë, ky nuk është ndonjë ndryshim i madh, dhe këngëtarja ka ndërtuar tashmë figurën e saj me emrin dhe mbiemrin: Adelina Tahiri. /Telegrafi/