Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur 391 mijë e 886 euro, donacione në llogarinë për COVID-19, në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se vetëm nga Kosova, në këtë llogari janë derdhur deri më tani 22 mijë euro donacione.
Ai i ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhuruar në ëktë llogari.
“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Shumë faleminderit secilit prej jush”, shkruan Bislimi. /Telegrafi/