Të premten do të eliminohet banori i parë i këtij edicioni në Big Brother VIP Kosova.
Telegrafi në fillim të kësaj jave ka hapur një sondazh, ku ka pyetur lexuesit se kush mendojnë se duhet të largohet këtë javë nga të nominuarit.
Të nominuarit e kësaj jave kanë qenë gjithsej gjashtë: Yll iDërvishi (Buci), Meti Alshiqi, Ledi Vokshi, Blerando, Brikenda dhe Shqipe Hysenaj.
I pari si më i votuari për të dalë rezulton Buci me 25 për qind, pasuar nga Meti dhe Ledri Vokshi me nga 18 për qind secili.
Renditja vazhdon me Blerandon, Shqipen dhe e fundit Brikenda, e cila nga sondazhi në fjalë rezulton më pak e votuara për të dalë.
Sido që të jetë, votimi i vërtetë që përcakton të eliminuarin është ai përmes SMS-ve, rezultatet e të cilit do të shpallen në spektaklin e së premtes. /Telegrafi/