Telegrafi

Mbi njëmijë të arrestuar, pamje që tregojnë brutalitetin e forcave të Putinit ndaj atyre që kundërshtojnë “vendimin për mobilizim” për të luftuar në Ukrainë

Policia ruse raportohet se ka arrestuar qindra protestues – disa në mënyrë shumë brutale – që u mblodhën kundër vendimit të Kremlinit për të thirrur mijëra trupa shtesë për të luftuar në Ukrainë.

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info e vlerëson totalin në më shumë se 1000 dhe siç raportohet, numri më i madh i të arrestuarve ishte në Shën Petersburg dhe Moskë, përcjell Telegrafi

Veç këtyre, dhjetëra të tjerë u arrestuan në Irkutsk dhe qytete të tjera siberiane dhe në Yekaterinburg.

Ndërkohë biletat për udhëtime me aeroplanë me destinacion jashtë Rusisë u shitën me shpejtësi pas njoftimit të Vladimir Putin.

Presidenti rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, që do të thotë se rreth 300,000 rezervistë ushtarakë do të angazhohen për të ndihmuar forcat ruse që kanë pësuar ndryshime të fundit në fushën e betejës në Ukrainë.

Masa erdhi një ditë pasi zonat e pushtuara të Ukrainës njoftuan referendume të parakohshme për bashkimin me Rusinë.

Dhe në deklaratat e dënuara nga Ukraina dhe aleatët e saj, Putin theksoi se ai do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion” për të mbrojtur territorin rus – duke nënkuptuar se kjo mund të përfshijë armë bërthamore. /Telegrafi/