Site icon Telegrafi

Mbi një milion votues egjiptianë kanë dashur që Salah të jetë presidenti i tyre, ylli i Liverpoolit merr vota më shumë se njëri prej kandidatëve

Foto: SportBible

Egjiptianët kanë votuar për Mohamed Salah gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Ylli i Liverpoolit po shkëlqen në Ligën Premier që nga transferimi i tij nga Roma, anësori ëme golat, asistimet dhe paraqitjen fantastike është shndërruar në një idhull në Egjipt.

Dy tifozët të Liverpoolit duke iu përkulur Salahut në shenjë respekti, e gjitha kjo gjatë një befasie që egjiptiani kishte bërë në shkollën e tyre në qytetin e Liverpoolit (Foto: Liverpool FC/Twitter)

Por, kjo pasi Salah me penalltinë e tij ndaj Kongos ia kishte siguruar vendit të tij pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi gjatë verës së 2018.

Për ta falënderuar me gjithë këto, egjiptianët e kanë votuar atë zgjedhjet presidenciale.

Lexo po ashtu Në Egjipt 11 minuta falas në telefon për çdo gol të Salahit

Sipas The Economist, më shumë se një milion egjiptian e kanë shtuar emrin e Salah në fletëvotim dhe pastaj e kanë markuar emrin e tij.

Mohamed Salah duke festuar golin ndaj West Ham Unitedit (Foto: Getty Images)

Fitues i zgjedhjeve ishte Abdel Fattah al-Sisi me 92 për qind të votave, kurse kandidati tjetër Moussa Mustafa Moussa mori vetëm tre për qind.

Fakt interesant është se Salah mori pesë për qind të votave, por normal që ishin të pavlefshme pasi ylli i LFC nuk ishte kandidat. /Telegrafi/

Një nga fletëvotimet (Foto: LFCVine/Twitter)
Exit mobile version