Loredana dhe Mozzik publikuan bashkëpunimin e tyre të parë si çift.
Dyshja e njohur e estradës kanë publikuar projektin më të ri të tyre “Bonnie & Clyde” që flet për historinë e tyre.
Prodhuar nga Miksu dhe Macloud në muzikë, një këngë ritmike kjo dhe tejet interesante.
Videoklipi është xhiruar nga Bilal Hadzic dhe Mohamed Elbouhlali.
Tashmë projekti ka arritur mbi një milion klikime në më pak se 24 orë të publikimit, që e bën tashmë projektin tepër të suksesshëm.
Kënga është një përzierje mes gjuhës gjermane dhe shqiptare, që ka bërë që projekti të pëlqehet shumë edhe në trojet gjermano folëse.
Nuk dihet nëse Loredana dhe Mozzik do të fillojnë të performojnë së bashku si çift.
Kujtojmë se Loredana shpërtheu me këngën “Sonenbrille” që u dëgjua shumë në klubet shqiptare të natës, teksa Mozzik i befasoi të gjithë me ritëm te kënga “Papa”. /Telegrafi/