Site icon Telegrafi

Mbi një mijë gjoba në trafik brenda një jave në Ferizaj

Foto: Arkiv

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar të me aktivitete për parandalim të aksidenteve në komunikacion, andaj edhe gjatë javës së kaluar ka qenë aktive për t’i ndëshkuar shkelësit e rregullave në komunikacion.

Vetëm prej datës 17 deri më 23 shkurt zyrtarët policor kanë shqiptuar gjithsejtë 1009 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 8 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe sipas raporteve të Policisë, janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, prej tyre 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona dhe 17 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe përmes numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet midis të tjerash në raportin javor të Policisë në Ferizaj./Telegrafi/

Exit mobile version