Më shumë se një e katërta e popullsisë së Bashkimit Evropian morën të paktën një dozë të vaksinës së coronavirusit, njoftoi Komisioni Evropian.
Sipas Agence France-Presse, më shumë se nëntë për qind e popullsisë së BE-së janë vaksinuar plotësisht.
“Vaksinimi po përshpejtohet në Evropë – ne sapo kemi tejkaluar 150 milionë vaksinime… Deri në korrik, ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve në Bashkimin Evropian” shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen në Twitter.
Vaccination is gaining speed across the EU: we have just passed 150 million vaccinations.
A quarter of all Europeans have had their first dose.
We'll have enough doses for vaccinating 70% of EU adults in July. pic.twitter.com/j5ZdOukSrg
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 4, 2021
Sipas shtypit francez, të paktën 153.8 milionë doza iu dhanë rreth 112.4 milion njerëzve, që është 25.1 për qind e popullsisë së BE-së.
Të paktën 41.9 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, ose 9.4 për qind e popullsisë.
Përkundër përshpejtimit të procesit të vaksinimit, BE-ja mbetet ende prapa Shteteve të Bashkuara (rreth 30 për qind e popullsisë plotësisht të vaksinuar), Izraelit (58 për qind) dhe Mbretërisë së Bashkuar (23 për qind). /Telegrafi/