Më shumë se 90 vende marrin pjesë në samitin e paqes për Ukrainën, por SHBA-ja nuk do të përfaqësohet nga presidenti Joe Biden, i cili po mban një mbledhje fondesh zgjedhore në Los Anxhelos.
Në vend të tij, e pranishme është zëvendëspresidentja Kamala Harris.
Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreson të arrijë një sërë marrëveshjesh që mund të jenë pjesë e një procesi paqebërës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë janë ndër ata që do të marrin pjesë.
Pjesë e bisedimeve pritet të jenë edhe shqetësime më të gjera si siguria ushqimore dhe bërthamore.
“Çfarë mund të shpresojë Zelensky nga kjo?”, tha Daniel Woker, një ish ambasador zviceran.
“Një tjetër hap i vogël përpara në solidaritetin ndërkombëtar me Ukrainën”, shtoi ai.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha: “Shumë çështje të paqes dhe sigurisë do të diskutohen, por jo më të mëdhatë. Ky ishte gjithmonë plani”.
Ndryshe, Zvicra neutrale, e cila mori samitin me urdhër të Zelenskyt, dëshiron të hapë rrugën për një proces të ardhshëm paqeje që përfshin edhe Rusinë. /Telegrafi/