Kampionati amerikan MLS ka përfunduar edicionin 2018 dhe kampion i ri është skuadra Atlanta United.
Skuadra kuq e zi ka arritur në finale të ‘Play-Off’-it ta mposhtë Portland Timbers me rezultat të pastër 2-0.
Finalja u zhvillua në Merecedez-Benz Stadium të Atlantas ku të pranishëm ishin 73 mijë tifozë.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 39-të, ku shënoi sulmuesi i tyre më i mirë, Joseph Martinez pasi kaloi edhe portierin mysafir.
Skuadra e trajnerit argjentinas Tata Martino e nisi mirë edhe pjesën e dytë duke realizuar edhe njëherë.
Almiron harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Martinez asistoi me kokë për mbrojtësin e djathtë Escobar i cili shënoi lehtësisht për 2-0.
Deri në fund, Portland tentoi të bënte diçka më shumë por nuk arriti të shënonte gol.
Kësisoj Atlanta e festoi titullin e parë në historinë e re të klubit, pasi vetëm katër vite më parë është formuar.
Kujtojmë që Atlanta ka qenë gjatë gjithë kohës edhe lider në Konferencën e Lindjes gjatë stinorit të rregullt në MLS. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u9co99sW1z8