Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetort janë ndoshta më të rëndëisshmet që pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë. Këto zgjedhje duhet që ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për vëzhgimin e tyre do të ketë 7585 vëzhgues të vendit, ndërkaq 667 vëzhdues do të jenë të jashtëm përfshi 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të KSHZ-së, janë akredituar gjithsej 354 përkthyes./Telegrafi/