Site icon Telegrafi

Mbi 700 të infektuar, Zemaj: Ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik – masat e marra do të diskutohen me Hotin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka sqaruar se masat e reja anti-covid, që prekën edhe gastronominë, janë marrë pas takimit me kryetarin e OEK, dhe atë të shoqatës së gastronomëve.

Zemaj në Facebook, ka thënë se pas numrit rekord të rasteve, të dielën, është përgjegjësi publike t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid-19.

“Para marrjes së masave të reja kam takuar sot z. Berat Rukiqi kryetari e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Arian Zeka kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës”.

“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19”, ka thënë ai.

Më tej ka theksuar se janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik.

Ministri shtoi se rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutohen me kryeministrin Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.

“Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdesshëm në respektimin e masave anti-Covid”, shkroi në fund, njofton Telegrafi.

Exit mobile version