Site icon Telegrafi

Mbi 60 mijë zikaltër përballë Frosinones, Interi arrin marrëveshje edhe me Juven për tifozët

Interi u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga Atalantës, në ndeshjen e fundit para ndërprerjes, por duket se kjo paraqitje nuk ka ndikuar aspak në dashurinë e tifozëve zikaltër për skuadrën, që vijon të jetë gjithnjë e më e fortë.

Kjo pasi fundjavën e ardhshme zikaltrit do të presin në “San Siro” Frosinonen, ndërsa tifozëria pritet që edhe këtë herë të kalojë shifrën e 60 mijë personave, duke befasuar edhe vetë drejtuesit e klubit të Interit.

Këta të fundit kanë njoftuar sot se është hapur edhe unaza e tretë e stadiumit “San Siro” e cila hapet zakonisht në derbi të mëdha ose Ligën e Kampionëve.

Ndërsa drejtuesit e Interit kanë negociuar me drejtuesit e Juventusit, për t’u bërë edhe një tjetër favor tifozerisë zikaltër.

Koreografia e tifozëve të Interit në ndeshje ndaj Tottenhamit

Kjo pasi për sfidën e 7 Dhjetorit në “Allianz Stadium” të Torinos, tifozët e Interit do të kenë mundësinë të blejnë biletën për vetëm 50 euro.

Ndërsa zikaltrit do të ofrojnë të njëjtin çmim për juventinët, në sfidën e kthimit në Milano në prill.

Interi është ndër top pesë skuadrat me shikueshmërinë më të madhe këtë sezon në top ligat evropiane. /SS/Telegrafi/

Exit mobile version