Dy tërmete të fuqishme kanë goditur më 6 shkurt shtetin e Turqisë dhe Sirisë.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë ka njoftuar se të paktën 44.218 njerëz kanë humbur jetën.
AFAD përmes një deklarate bëri të ditur se pas tërmeteve të fuqishme me epiqendër në provincën Kahramanmaraş u regjistruan gjithsej 9.136 pasgoditje.
Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900, raporton aa.
Gjithashtu, bëhet e ditur se më shumë se 11.400 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit është duke punuar aktualisht në terren.
Ndryshe, shumë gjeoshkencëtar turk kanë bërë thirrje që të bëhen përgatitjet e nevojshme pasi që vitet e ardhshme tërmetet do ta tronditin Stambollin. /Telegrafi/