Në Brazil numri i viktimave nga coronavirusi ka shkuar mbi 5 mijë, duke kaluar kështu edhe Kinën për numrin e vdekjeve.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, janë raportuar 474 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 5 mijë e 17, ndërsa në Kinë aty ku dhe shpërtheu virusi janë raportuar 4 mijë e 633 të vdekur.
Brazili është vendi më i goditur nga coronavirusi në Amerikën Latine me rreth 72 mijë raste të konfirmuara. /kp/Telegrafi/