Edhe një javë i ndajnë qytetarët kosovarë nga dita kur do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.
Fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në ditët e fundit, dhe partitë politike kanë shpalosura programet e tyre.
Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votim për tu dhënë ose jo besimin këtyre programeve, pritet të jetë afër 40%
Eugen Cakolli nga KDI bëri të ditur se pjesëmarrja ne votime sa i përket zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare ka qenë ne kuotën e 40 % .
Cakolli theksoi se sa më e lartë te jete pjesëmarrja edhe partitë politike kane burim legjitimiteti me te madh nga qytetaret .
Ndërsa qytetaret për kamerën tonë shprehen se me 22 tetor do tu drejtohen kutive te votimit pavarësisht se janë skeptik se gjendja e tyre do te ndryshoje.