Kur janë numëruar 39% të votave në Prishtinë po udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, në Komunën e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare Vetëvendosje prin me 36.23 % të votave ndaj LDK-së e cila ka 33.27% të votave me një diferencë prej 1,100 votave.
PDK në Prishtinë është e treta me 15% të votave e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 7.34%.
Koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.42%. Të gjitha subjektet tjera kanë marrë 2.74%.
Në Prishtinë deri më tani janë 1,130 vota të pavlefshme apo 3% e votave të përgjithshme në këtë komunë.
Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.