Telegrafi

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Gjashtë persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit kanë bërë tregti të paligjshme me ari.

Aksioni i policisë dhe i doganës u zhvillua në disa lokacione, ku u sekuestrua mbi 30 kilogramë ari,  mijëra euro dhe franga, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Pamjet gjatë aksionit tashmë janë publikuar nga Dogana e Kosovës.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, bëhet e ditur në njoftim e policisë.

Më poshtë pamjet e publikuar nga Dogana e Kosovës./Telegrafi/