Site icon Telegrafi

Mbi 32.000 të vdekur nga coronavirusi në Britani të Madhe

Sipas të dhënave të fundit, 210 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe si rezultat i coronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 32.065.

Siç thuhet më tej, 3,877 persona të tjerë u infektuan, kështu që numri i personave të infektuar me coronavirus u rrit në 223.060, sipas Worldometers.

Britania e Madhe renditet e dyta në botë në numrin e vdekjeve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmë një plan për të dalë nga masat kufizuese të vendosura për shkak të coronavirusit, por paralajmëroi që të gjithë duhet të bartin maska për fytyrë, pasi COVID-19 do të mbetet në mesin e njerëzve për një kohë të gjatë. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version