Telegrafi

Mbi 300 vetura të policisë së Nju Jorkut janë shkatërruar gjatë protestave të lëvizjes “Black Lives Matter”

Departamenti i policisë së Nju Jorkut, ka bërë të ditur se 303 vetura të tyre zyrtare janë shkatërruar që kur kanë shpërthyer protestat në tërë SHBA-të pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, shkruan Daily Mail.

Një burim brenda forcave të rendit ka deklaruar për Associated Press, tha së dëmet materiale tejkalojnë shumë e një milion dollarëve, transmeton Telegrafi.

Derisa shumica e marsheve të lëvizjes “Black Lives Matter” kanë kaluar të qeta, në disa qytete amerikane demonstruesit kanë shkatërruar pronën e shtetit siç janë stacionet policore dhe veturat zyrtare të policisë.

E këto dëme pritet t’i kushtojnë shtrenjtë kuletës së shtetit, që ka njoftuar se do të ndajë miliona dollarë për riparimin e disa veturave që nuk janë shkatërruar edhe aq por edhe për blerjen e veturave të reja. /Telegrafi/