Telegrafi

Mbi 30 mijë bileta janë shitur për ndeshjen Kosovë – Shqipëri, Challandes: Duam fitore

Foto arkiv

Në qytetin e bukur të Zurichut, dy Përfaqësueset shqiptare, Kosova dhe Shqipëria do ta luajnë një ndeshje miqësore.

Deri më tani janë shitur mbi 30 mijë bileta për këtë takim miqësorë.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur për mikrofonat e Supersport para kësaj ndeshje.

“Detyra ime është të punoj dhe të përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Nuk kemi shumë ndryshime. Është mirë që lojtarët ti kemi të gjithë për tu përgatitur sa më mirë në muajin shtator. Do t’ia jap mundësinë të gjithë futbollistëve ndaj Shqipërisë”, ka thënë Challandes.

Sipas trajnerit zviceran synimi është të përgatiten sa më mirë për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

“Është shumë interesante. Për mua jam trajner. Shqipëria është skuadër shumë e fortë, por për mua e rëndësishme është të përgatitemi kundër Azerbajxhanit në muajin shtator. Gjithsesi kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”.

Krejt në fund ai foli edhe për lojtarët që janë grumbulluar për herë të parë te Kosova.

“Nuk është hera e parë që i shikoj, i kam parë në ndeshjet kualifikuese. Këta janë e ardhmja e ekipit të parë dhe besoj se do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, tha Challandes.