Site icon Telegrafi

Mbi 3 mijë familje të prekura nga vërshimet kanë marrë ndihma financiare

Kryqi i kuq i Maqedonisë sot i transferoi paratë e 3.515 familjeve të përfshira nga përmbytjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjete kanë marrë familjet në përputhje me listat përfundimtare të institucioneve kompetente me të dhënat për personat e prekur nga katastrofa.

‘Ka mbetur që të transferohen para edhe për 194 familje të dhënat e të cilave janë dhënë në deklaratat e noterit dhe kanë mungesa të caktuara pas marrjes së të dhënave të korrigjuara, ku menjëherë këto para do të transferohen deri te shfrytëzuesi i fundit, thonë nga Kryqi i Kuq.

Sipas vlerësimeve të kryera, çdo famije do të marrë rreth 250 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version