Site icon Telegrafi

Mbi 24 mijë familje në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,767 familje me gjithsej 100,995 anëtarë. Numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina, dhe Vushtrria. Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i dytë 2019” prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,124 familje.

“Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129,267 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46,513 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3,932 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2,752 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,924 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,323 përfitues dhe nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3,105 përfitues”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Numri i përfituesve nga skemat sociale, tremujori i dytë 2019 | Burimi: ASK

Agjencia thotë se nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,052 përfitues.

ASK thotë se në tremujorin e dytë të vitit 2019 janë braktisur 12 fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version