Telegrafi

Mbi 23 mijë vende të lira pune për zanat në Zvicër

Nëse jeni duke kërkuar një vend pune për zanat, mund ta gjeni në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe shitjes.

Një lajm i mirë për të rinjtë që kërkojnë një zanat për orientim shkollor profesional në Zvicër.

Nëse jeni duke kërkuar një vend pune për zanat, mund ta gjeni në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe shitjes.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion, në këto sektorë janë të disponueshme 23.500 vende të lira pune për zanat, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, ofertat e vendeve të lira për zanat tejkalojnë kërkesën me 3.000 vende. Në 2016 ishte për 5 mijë në të njëjtën kohë.

Tregu zviceran i zanateve është raportuar të jetë stabil. /Telegrafi/