Site icon Telegrafi

Mbi 200 aksidente trafiku në dy ditët e fundit në Kosovë

Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku brenda dy ditëve kanë ndodhur mbi 200 aksidente.

Sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, më datën 11 gusht kanë ndodhur 104 aksidente, ku 40 ishin me persona të lënduar, ndërsa 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Kurse, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 118 aksidente, ku 43 prej tyre ishin me persona të lënduar.

Brenda 24-orëve Policia ka shqiptuar edhe  1 mijë e 558 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në trafik.

Ndryshe, gjatë mujit korrikut janë shënuar edhe disa aksidente me fatalitet. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version