Telegrafi

Mbi 2 mijë gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19 brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2972 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 1,029 raste të reja dhe 24 raste të vdekjes. /Telegrafi/