Site icon Telegrafi

Mbi 2 mijë ekrane të vendosur në hapësira publike në Bjellorusi hakohen, transmetohet adresimi i opozitares në ekzil

Bjellorusia është duke u bërë gati për zgjedhje, ku mbi 2 mijë ekrane të  vendosur në hapësira publike u hakuan dhe në ta u shfaq fjalimi i lideres së opozitës në ekzil, duke u dëgjuar për më shumë se dy orë në shumë hapësira.

Siç raporton Sky News, hakimi është kryer nga një grup i ish-policëve që aktualisht janë në ekzil, transmeton Telegrafi.

Në adresimin e Sviatlana Tsikhanouskaya, ajo i bën thirrje qytetarëve bjellorusë që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të mbështesin Ukrainën.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Tsikhanouskaya është në ekzil në Lituani, pasi kishte sfiduar Alexander Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Votimi pritet të “çimentojë” liderin autoritar, Lukaneshkon i cili njoftoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version