Numri i të infektuarve me coronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 886 mijë.
Gjithsej 1.886.079 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 44.540.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.749 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.343 dhe Maroku me 4.127.
Ndërkaq, në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 734.175 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 246.349 raste dhe Egjipti me 108.754.
Deri më tani, 1.560.777 persona të infektuar janë shëruar.