Telegrafi

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në ditën kombëtare të të zhdukurve nga lufta, ka thënë se qëndron me familjet e personave të zhdukur.

Rohde në “X”, ka shkruar se është për keqardhje se ende nuk është bërë asnjë progres për personat e zhdukur, në tri vitet e fundit, dhe se kjo ka ndodhur për shkak të bllokadës politike, transmeton Telegrafi.

“25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, thotë ai.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi sot se sapo Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, familjarët e të pagjeturve mund të ushtrojnë padi në gjykatat evropiane.

Lexo po ashtu Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Janë mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, shumica prej tyre fëmijë./Telegrafi/