Paniku përfshiu tifozët e Juventusit të cilët ishin të mbledhur në Torino për të shikuar skuadrën e tyre në finale ndaj Realit.
Mbi 1,500 njerëz janë lënduar nga paniku i madh në Piazza San Caarlo.
E gjitha kjo pasi frika u përhap shumë shpejtë nga krisma e një fishekzjarre, e cila turmës i aludoi me një sulm terrorist me bombë.
Në mesin e të lënduarve është edhe një djalosh shtatë vjeçar, i cili raportohet se ka pësuar traumë në kokë dhe gjoks.
Po ashtu një 66-vjeçar është dërguar në spital pas një lëndimi të rëndë në gjoks, kurse një grua 38-vjeçare ka pësuar arrest kardiak (infarkt të zemrës).
Në total janë lënduar 1,527 njerëz, ndërsa më poshtë keni disa video të incidentit. /Telegrafi/