Janë përgatitur mbi 1000 amandamente rreth rishikimit të propozuar të buxhetit të shtetit që do të diskutohen në komisionin kuvendor për financa. Numri më i madh i tyre vjen nga OBRM-PDUKM-ja.
Disa amandamente janë propozuar nga BDI-ja, ndërkaq pritet që edhe Lëvizja Besa të propozojë amandamentet e saja, kurse LSDM-ja nuk planifikon që të propozojë amandamente.
Përndryshe, sipas propozimit të ri, gjithsej 47 milionë euro shkurtime parashihen, kurse rritja ekonomike është projektuar në 2.2%, ndërkaq deficiti buxhetor është projektuar të jetë 2.9%.
Shkurtime më të mëdhaja buxhetore janë parashikuar në atë të kabinetit qeveritar me 7 milionë euro./Telegrafi/