Mbi 100 serbë janë duke qëndruar afër lumit Ibër në Mitrovicë për të kundërshtuar rrëzimin e murit.
Serbët janë mbledhur afër lumit Ibër për shkak se persona të caktuar po punojnë në rregullimin e kamerave të sigurisë, e që protestuesit kanë aluduar se po krijohen rrethana për rrëzimin murit.
Protestuesit janë mbledhur që nga ora 13:00.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës lidhur me protestën në veri por kontakti me ta ishte i pamundur. /Telegrafi/