Site icon Telegrafi

Mbi 100 palestinezë janë vrarë brenda një dite në Gaza

Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në një ditë të vetme në Gazë, thotë ministria e Shëndetit e drejtuar nga Hamasi.

“Sulmet e shumta izraelite në Gaza të martën lanë më shumë se 100 palestinezë të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur”, tha zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashral al-Qidra.

Ndërkohë, një zyrtar ushtarak izraelit deklaroi se viktimat e shumta civile ishin çmimi i luftës kundër militantëve, citon reuters një zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti rreth përparimit të forcave të armatosura izraelite.

Lexo po ashtu Betejat e ashpra mes Hamasit dhe izraelitëve po vazhdojnë në Rripin e Gazës, militantët palestinezë i gjuajnë me mortaja

Kostoja e jetëve të civilëve është e balancuar kundrejt një vlerësimi të avantazhit ushtarak përpara çdo sulmi, raporton theguardian.

“[Ka] mijëra e mijëra sulme dhe shpeshherë ato kërkojnë fuqi të madhe zjarri. Kjo rezulton në një numër të madh viktimash civile”, pohoi ai.

Ndryshe, gjatë pauzës së parë humanitare, e cila zgjati një javë, u liruan dhjetëra pengje izraelite dhe të burgosur palestinezë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version