Këngëtarja Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Soolking, më 19 prill të këtij viti sollën duetin “Zemër”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.
Pas më shumë se një muaji e gjysmë, kjo këngë ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve në kanalin YouTube.\
E lumtur për këtë sukses, Dhurata Dora ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në fushë të gjelbër, ndërsa mban një palë tullumbace me numrin 100.
“Faleminderit 100 milionë herë!!! Është arritja ime më e madhe në karrierë. Jam e shumë e lumtur dhe falënderuese. Nuk mund ta bëja këtë pa këtë ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për suksesin që Dhurata ka pranuar nga ndjekësit e saj të shumtë.
“Zemër” përndryshe mban vulën e producentit të njohur, Big Bang Beats, i cili njihet si krijues i shumë hiteve në estradë.
Dhurata do të vazhdojë të jetë aktive gjatë verës me koncerte të shumta, ndërsa pritet që të sjellë edhe një tjetër bashkëpunim. /Telegrafi/