Reperi Ledri Vula është pa diskutim një ndër reperët më të pëlqyer anë e mbanë trevave shqiptare.
Këngët e tij gjithnjë shndërrohen në hite, dhe si pasojë publiku gjithnjë tregon interes për ta ndjekur në koncerte, shkruan Telegrafi.
Së fundmi, Vula ka mbajtur një mega koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku ka performuar para mijëra vetëve që kishin ardhur enkas për të.
Mësohet se interesimi i publikut për ta parë Ledrin ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa në shesh mendohet të kenë qenë afro 100 mijë persona.
Vet menaxheri i reperit, Faton Shoshi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, një video e cila tregon disa nga momentet më entuziaste të publikut gjatë performancës së Ledrit në skenë.
Projekti i fundit që reperi ka sjell ka qenë kënga “Nona”, në bashkëpunim me Young Zerkën, që pa dyshim është kthyer në një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/