Site icon Telegrafi

Mbi 10 orë xhirime pa ndërprerje vetëm 12 orë pasi u lirua nga spitali, Dafina Zeqiri tregon prapaskenat e klipit “Vuj vuj vuj”

Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit "Vuj vuj vuj" (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e ka nisur vitin 2020 me një sërë suksesesh të shënuara gjatë vitit të kaluar.

“Vuj vuj vuj” mban titullin kënga e saj e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat.

Këngëtarja u shfaq mjaft atraktive në performancën e këtij klipi, i cili iu besuar produksionit kosovar Entermedia.

Së fundmi, Dafina për4mes një postimi të bërë në InstaStory, vendosi të tregojë për fansat disa nga prapaskenat e këtij klipi, të cilin ka gjetur forcën ta realizojë vetëm 12 orë pasi ka dalë nga spitali.

Me këtë, ajo ka dashur të tregojë se sa i fuqishëm mund të jetë pasioni dhe forca e femrës.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“12 orë pas daljes nga spitali, sërish një performancë e fortë. 10 orë xhirime pa asnjë problem. Fuqia e femrës”, ka shkruar Zeqiri në InstaStory.

Mesa duket, këngëtarja ka bërë një sakrificë të madhe për këtë klip, që të duket sa më mirë para fansave të saj. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit “Vuj vuj vuj” (Foto: Telegrafi)
Exit mobile version