Site icon Telegrafi

Mbi 10 milionë euro për 45 projekte për bashkëpunim ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

Zv. ministri për Vetëqeverisje Lokale, Ljupço Prenxhov, dhe zv. ministrja bullgare e Zhvillimit Rajonal, Denica Nikollova, sot në Sofje do të nënshkruajnë marrëveshje për finincimin e 45 projekteve për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga Ministria pë Vetëqeverisje Lokale, shuma prej 10,5 milionë euro është siguruar nga IPA programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa bashkëfinancimin e projekteve nga ana e Maqedonisë e siguroi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, duke mbuluar 15%.

45 projektet e paralajmëruara janë nga fusha e ndryshimeve klimatike, zhvillim e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregëtia dhe investime të ndryshme si dhe përfshirje sociale./Telegrafi/

Exit mobile version