Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra në bashkëpunim me Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë, këtë vit për herë të parë do të fillojnë me investime dhe sanime të sistemeve për ujitje dhe digave. Ministri Ljupço Nikollovski sot informoi se këtë vit në sistemet për ujitje do të investohen 10 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këtë vit do ta tejkalojmë atë shumë, pasi që hapim një sërë projektesh, të cilat do të jenë me rëndësi kombëtare, në interes të qytetarëve. Këtu bën pjesë shpallja e tenderit për Luginën e jugore të Vardarit, por edhe digat tjera për të cilat tashmë përgatiten kontratat, si dhe sistemet për ujitje për të cilat janë siguruar mjetet dhe nëpërmjet instrumentit të përkrahjes para anëtarësimit në BE. Kemi fituar projekt për ndërtim të tetë sisteme të tilla për eko sisteme të vogla për ujitje”, tha Nikollovski./Telegrafi/