Mbi 10 mijë tifozë të Napolit pritet të gjenden në kryeqytetin spanjoll për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndërsa një prej tyre është edhe legjenda Diego Maradona.
Ndeshja e parë e 1/8 së finales mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Vetëm 3.900 bileta janë nxjerrë në shitje për mbështetësit e Partenopei dhe ato janë shitur për pak minuta.
Mirëpo, në Madrid do të udhëtojnë mbi 10 mijë tifozë dhe një numër i madh i tyre kanë gjetur mënyra për të blerë bileta nga seksionet e Real Madridit.
Ky numër i madh tifozësh ka ngritur shqetësime të sigurisë, si në stadium ashtu edhe në qytet, për mundësinë eventuale të përplasjeve mes tifozëve.
Po ashtu, edhe kontingjenti i njerëzve VIP do të jetë i madh. Aty nuk do të mungojë Maradona, i cili do të qëndrojë në të njëjtin hotel me skuadrën.
Aty do të jetë edhe aktori Silvio Orlando (që që fundmi ka luajtur rolin e tifozit të Napolit, kardinalit Voiello, në “The Young Pope”), si edhe regjisori fitues i Oscarit, Paolo Sorrentino. /Telegrafi/