Telegrafi

Mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë për fundjavë të vazhduar në Greqi

Ditët e lira festive të bashkëngjitura me fundjavën e kanë rritur numrin e qytetarëve të cilët dalin nga Maqedonia, por edhe të atyre që hyjnë në Maqedoni. Në të njëjtën kohë, intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur dukshëm por është regjistruar edhe rritje e frekuencës në vendkalimet kufitare, informojnë organet kompetente, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në të gjithë rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa. Për shkak të festës së Pashkëve, dhe për shkak të ditëve të festës të lidhura me fundjavën, është rritur numri i qytetarëve që e braktisin vendin, shumica e tyre në drejtim të Greqisë.

Sipas informatave të institucioneve kompetente, më tepër se 10 000 qytetarë të Maqedonisë që nga dita e enjte, e kanë kaluar kufirin jugor. Jo më pak tërheqëse është edhe Bulgaria. Për shkak të festave është rritur edhe numri i turistëve që kanë hyrë në Maqedoni. Për shkak të festave Këshilli republikan për siguri në komunikacion ka bërë apel për sjellje të përgjegjshme dhe të kujdesshme të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion./Telegrafi/