Procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës, është duke vazhduar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se interesimi i qytetarëve është mirë.
Ai ka bërë të ditur se nga 9 maji e deri më 1 korrik, në total janë konvertuar 1 mijë e 713 patentë shoferë.
Ndërkaq sipas Elshanit në katër komunat veriore janë konvertuar deri më tani 1 mijë e 408.
Në Leposaviq janë konvertuar 430 patentë shoferë, në veri të Mitrovicës 465, në Zubin Potok 248 dhe në Zveçan 265.
Afati për konvertimin e targave ilegale në ato RKS do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2024. /Telegrafi/