Site icon Telegrafi

Me mbi 1.200 ndeshje të drejtuara e 21 trofe të mëdha – UEFA i kërkon Ancelottit të hyjë në provim për trajner

(Foto: Instagram/mrancelotti)

Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori dhe aktualisht drejton Real Madridin, mirëpo UEFA kërkon që ai t’i nënshtrohet një provimi para se ta drejtojë sërish skuadrën.

Në bazë të njoftimeve të Corriere dello Sport, licencat e strategut italian kanë skaduar më 31 dhjetor të vitit 2021.

Kjo do të thotë se UEFA i ka dërguar një letër paralajmëruese 62-vjeçarit që t’i nënshtrohet provimit, në mënyrë që të të ndodhë rilicencimi.

(Foto: Instagram/mrancelotti)

Si trajner i Milani, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Real Madridit e Bayern Munichut, Ancelotti ka fituar 21 trofe të mëdha.

Aty përfshihen tre trofe të Ligës së Kampionëve, tituj kampionalë në Itali, Francë dhe Anfli, dy Kupa të Botës për Klube, ndërsa këtë edicion sapo e ka fituar Superkupën e Spanjës me Los Blancos.

Sipas njoftimit, Federata Spanjolle ka kontaktuar duke i sugjeruar me mirësjellje UEFA-n se futja e Ancelottit në një proces testimi pas 1.200 ndeshjeve, do t’i bënte të gjithë të përfshirët të dukeshin qesharakë. /Telegrafi/

Exit mobile version