Një fëmijë 5-vjeç të cilit besohet t’i është zënë fryma derisa po hante ushqimin, gjatë një pushimi në shkollë, është identifikuar nga policia britanike.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas kësaj, mjekët ishin thirrur në shkollë, por më vonë Theodore Silvester, pasi ishte dërguar në spital, ishte deklaruar i vdekur.
Fillimisht ishin mësuesit ata që tentuan të ndihmonin vogëlushin, dhe më tej edhe mjekët, por ushqimi i kaluar keq i bllokoi frymën dhe i mori jetën.
Një ekzaminim pas vdekjes pritet të bëhet, por vdekja nuk është duke u trajtuar si të dyshimtë.
Të shtunën, mësuesi kreu Gareth May ka thënë se i tërë komuniteti i shkollës ishte “thellësisht i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike”. /Telegrafi/